Sociale

Protestojnë fermerët në Fier: Janë bërë bashkë tregtarët, e blejnë shalqirin me 10 lek/kg, ne po falimentojmë! Ku është shteti?!

2 Korrik, 16:00| Përditesimi: 2 Korrik, 16:09

  • Share

Fermerët e Kallmit të Madh në Fier prej ditësh përballen me një situatë të vështirë ekonomike. Shalqiri, kultura kryesore bujqësore e zonës, ka dalë në treg prej një jave por çmimet kanë rënë ndjeshëm. Në fillim prodhimi u shit me 25 lekë për kilogram, por shumë shpejt zbriti në vetëm 10 lekë për kilogram. Sipas fermerëve, me këtë çmim nuk mbulohen as shpenzimet, aq më pak të ketë fitim.

"Të gjitha shpenzimet i kemi bërë me leket tona. Nuk marrim asnjë subvencion. Tani na e marrin tregtaret për 10 lekë/kg. Me këtë çmim jemi drejt falimentimit. Duhej të shitej të paktën me 20 lekë për kg per te dale me fitim. Na ka mbetur shalqiri në arë, s’na leverdis as ta mbledhim", tha fermeri Nikollaq Buzi.

 

Të indinjuar nga kjo situatë, fermerët kanë dalë sot në protestë duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur abuzimin me çmimet. Ata thonë se tregtarët dhe pikat e grumbullimit vendosin çmime të papranueshme, duke përfituar nga mungesa e kontrollit në tregje.

“Janë bërë bashkë tregtarët e Shqipërisë e të Kosovës. Ata e përcaktojnë çmimin. Unë kam shpenzuar 500 mijë lek për kultimin e shalqirit dhe nuk do marr as 200 mijë lek”, thotë mes lotësh fermerja, Floresha Buzi.

 

Në kushte të tilla, prodhimi po kalbet në fushë, ndërsa mungesa e mbështetjes institucionale po i detyron ata të mendojnë largimin nga bujqësia madje edhe nga vendi.

“Kjo ndodh çdo vit. Askush nuk merr masa. Unë dy djem kam dhe të dy do largohen jashtë vendit. Këtu nuk ka shpresë”, tha Kudret Hatija.

 

Institucionet përgjegjëse, të cilat ende nuk kanë reaguar, janë: Autoriteti i Konkurrencës, i cili duhet të kontrollojë tregtarët e shumicës për fiksimin e çmimeve nën kosto. Ministria e Bujqësisë dhe Bashkia e Fierit, të cilat duhet të ndihmojnë fermeret në organizimin e tregjeve lokale dhe ndërtimin e magazineve për ruajtjen e prodhimeve sezonale.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjeksia: 02/07/2025 18:47

    Mos jau shisni krijoni bashkesi me fermeret e tjere hapni pika shitje dhe shiteni vete jo vetem shalqinin por te gjitha perime fruta eshte me me leverdi per ju hapni pika shitje edhe aty ku e prodhoni, merrni kontakt me supermarketet dhe shiteni direkt pa ndermjetes krijoni salla grumbullimit dhe ruani prodhimin mos e jepni per pese leke, politika te ju subvensionoje dhe te krijoje kushte.

    Përgjigju
  • Luli: 02/07/2025 18:26

    Hajde edhe nje here si perhere. Pensioni i ish-koperativa bojqesore eshte 70 euro ne muaj, 10 leke shalqiri eshte goxha shtrenjtë.

    Përgjigju
  • goni: 02/07/2025 18:18

    NJEREZ BEHUNI PAK TE ZGJUAR...HAPNI DY PIKA NE TIRANE..DURRES.SHKODER...ELBASAN...DHE DERGOJENI SHALQIRIN DUREKT ATJE...MOS U MERRNI ME TREGTARET..ATA HALAVAKE JANE..E MARRIN ME 100 DHE E SHESIN ME 150 LEK....

    Përgjigju
    • Luli: 02/07/2025 18:34

      Edhe ju deshironi qe tregtari ta marre 200 leke dhe ta shese 150.

  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?