Kronikë

Proteston firma private, Shkodra pa transport urban për 24 orë: Kemi vështirësi financiare, largoni furgonët pa licencë! Bashkia: Zbatoni kontratën

4 Gusht 2021, 12:06| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 15:46

  • Share

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është zgjuar ditën e sotme pa transport urban e ndërsa qytetarët shkodranë këto 24 orë nuk do të kenë mundësi të përdorin autobusët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një firmë private e transportit urban ka zhvilluar një grevë urie për 24 orë. Kjo protestë është zhvilluar me pretendimin se firma gjendet përballë vështirësive financiare. Përfaqësuesi i firmës private ka bërë një kërkesë zyrtare duke kërkuar nga shteti subvencionim pasi e kanë të përballojnë krizën ekonomike.

Sipas tyre, çmimi i naftës është rritur, por ndërkohë numri i udhëtarëve që frekuentojnë transportin urban është ulur dhe kjo i ka vënë ata përballë vështirësive financiare. Një tjetër problem i ngritur është fakti që në qytet operojnë furgonë të palicencuar për transportin e qytetarëve. Ndërkaq, ata shprehur se iu mungon infrastruktura rrugore sepse nuk kanë krosi të dedikuara për autobusët.

Me anë të një kërkese Shoqata e Transportit Urban kërkon nga qeveria shqiptare heqjen e akcizës ndërsa nga Bashkia e Shkodrës kërkojnë modernizimin e stacioneve urbane. Një apel linja e transportit ka edhe për Policinë të cilët i kërkojnë të luftojnë furgonët e palicencuar që sipas tyre iu ulin numrin e udhëtarëve që frekuentojnë linjën e tyre.

Ende nuk ka pasur një reagim nga Bashkia e Shkodrës në lidhje me këtë situatë dhe nuk dihet nëse ata do ta mbështesin në këtë krizë transportin urban. Por, burime bëjnë me dije se firma mund të përballet edhe me prishje të kontratës të shërbimit pasi në këto raste mund të shkelje të kontratës mes Bashkisë dhe operatorit në fjalë.

 

 

Ora 14:20
Pezullimi i transportit urban me 24 orë, Bashkia Shkodër: Kthehuni në punë, zbatoni kontratën

Në lidhje me protestën që po organizohet nga shoqëria e "Ergys 2010MS" shpk, duke bllokuar për 24 orë transportin urban për qytetarët ka reguar edhe Bashkia e Shkodrës. Ajo i ka  bërë thirrje shoqërisë së transportit urban që të kthehet në punë, pasi të dy palët kanë firmosur një kontratë. Madje në reagim thuhet se kontrata duhet të zbatohet sipas ligjit.

Ndër të tjera Bashkia bën me dije se kërkesa e dërguar nga përfaqësuesit e shoqërisë urbane do t'i adresohet ministrisë përkatëse, në këtë rast kërkesa i kalon Ministrisë së Infrastrukturës

Reagimi i plotë i Bashkisë Shkodër:

Bashkia Shkodër është njoftuar përmes mediave lidhur me ndalimin e punës nga ana e operatorit i cili është licensuar për ofrimin e transportit urban në Shkodër.

Bashkia Shkodër, bazuar në legjislacionin shqiptar ka hapur në vitin 2018 konkurrimin publik për të gjithë operatorët e interesuar, të cilët kanë aplikuar për shërbimin urban në qytet.

Shoqëria "Ergys 2010MS" shpk ka aplikuar sipas kritereve dhe kushteve të konkurrimit, ku disa nga ato kanë qenë itinerari, standardi i mjeteve që duhet të përdorin dhe tarifa e miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak.

Meqenëse firma ka aplikuar brenda kritereve duke pranuar itinerarin, ndalesat, kushtet teknike të mjeteve dhe tarifën e miratuar, Bashkia Shkodër ka vijuar me dhënien e licencës përkatëse për një periudhë 5 vjeçare. Bashkia e Shkodrës kërkon nga operatori Shoqëria "Ergys 2010MS" shpk respektimin e kontratës, respektimin e licencës në bazë të ligjit. Në asnjë rast Bashkia Shkodër nuk mund të veprojë kundër ligjit.

Në kushtet kur ka një licencë me kritere të mirëpërcaktuara, Bashkia Shkodër dhe operatori Shoqëria "Ergys 2010MS" shpk janë të detyruar dhe kanë përgjegjësinë të zbatojnë kontratën. Lidhur me kërkesat e paraqitura nga operatori Shoqëria "Ergys 2010MS" shpk Bashkia Shkodër do të përcjellë dikasterit përkatës kërkesën për të vlerësuar rishikimin e normativave ligjore për subvencionin për grupet në nevojë, të cilat deri tani nuk janë të parashikuara me ligj .

Kjo do të shërbente për të rritur shërbimin për njerëzit në nevojë, duke ndihmuar kësisoj qeverisjen vendore por edhe operatorin Shoqëria "Ergys 2010MS" shpk.

Kujtojmë se subvencioni për grupet në nevojë nuk është miratuar me ligj, edhe pse Bashkia Shkodër ka bërë disa kërkesa të tilla gjatë gjithë këtyre viteve. Deri më sot Bashkia Shkodër në bazë të ligjit, ka dhënë  subvencion për studentët, të cilët mund të aplikojnë për marrjen e subvencionit të biletës për transportin urban qytetas në Shkodër. 

Bashkia Shkodër do të vazhdojë të zbatojë ligjet dhe kësisoj kërkon të bëhet nga të gjithë kjo gjë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dudasjani: 04/08/2021 16:08

    Bashkia dhe policia nuk kane shanc mei hjek furgonet! Pse jane gjith ne pronesi te policeve dhe shefave te tyre qe operojne ne gjth qarkun.

    Përgjigju
  • kiraskiras: 04/08/2021 11:52

    Hahahaha! Këta janë qesharakë pz!! Firmë private që fitimet i fut në xhep kërkon që të paguhet për atë që duhet të fitojë nga të ardhurat e mia!!! Shkoni protestoni para Voltana Ademit për pasqyrat financiare që ka si bashki!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?