Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

1 Mars 2021, 11:26| Përditesimi: 1 Mars 2021, 11:27

  • Share

Pranimi i amëpushimit me Azerbajxhanin, e konsideruar si humbje për Armeninë është bërë shkak për protesta të shumta në Jerevan. Qytetarët armenë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian. Orët e para të ditës së sotme disa dhjetëra protestues kanë arritur të hyjnë në ndërtesën e qeverisë, në kryeqytetin e vendit. Disa dhjetëra aktivistë ishin të përfshirë, tha agjencia e lajmeve Interfax.

Javën e kaluar Kryeministri paralajmëroi për një grusht shteti ushtarak. Pashinian është përballur me protesta në rritje, dhe thirrje nga opozita për dorëheqjen e tij, pas konfliktit gjashtë javor në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për rajonin e Nagorno-Karabakut në Shtatorin e kaluar.

Një marrëveshje për armëpushim, e ndërmjetësuar nga Rusia, të cilën e ka nënshkruar Pashinian, u ka dhënë fund luftimeve 44-ditore për rajonin e Nagorno-Karabakut, ku forcat armene janë përballur me humbje territoriale nga ushtria e Azerbajxhanit, e përkrahur nga Turqia.

Pashinian, aleanca e të cilit ka shumicën në parlament, ka refuzuar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe ka bërë thirrje për konsultime.

.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?