Kronikë
Top 24

Protestuesit e dhunshëm shkaktuan dëme, Kuvendi merr masat dhe siguron ndërtesën në kompani private

2 Prill 2019, 20:07| Përditesimi: 2 Prill 2019, 20:14

  • Share

Protestat e opozitës para parlamentit janë shoqëruar me akte dhune, ku nuk kanë munguar edhe dëmtimet. Në protestat e fundit u dëmtua edhe trau i sigurisë së jashtme pranë sallës së seancave plenare, ndërkohë që edhe tek porta e hekurit ka pasur dëmtime, aq sa punonjësit e Gardës u detyruan që edhe ta mbulojnë me metal.

Burime për tirananews bëjnë me dije se Kuvendi ka bërë gati procedurat për sigurimin e ndërtesës në kompani private.

Fondi limit i vendosur në dispozicion ësthë  800,000.00 Lekë  dhe procedurat mësohet se kanë nisur në 12 janar të këtij viti.

Në këtë mënyrë, kryeparlamentari Ruçi ka marrë të fgjitha masat për sigurimin e godinës së Kuvendit, edhe nëse protestat e opozitës  përshkallëzohet. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?