Foto nga gjyqi

Kronikë

Protestuesit e dhunshëm në burg/ LSI: Vendim i padrejtë

14 Maj 2019, 20:25| Përditesimi: 14 Maj 2019, 20:30

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar në lidhje me protestuesit e arrestuar për të cilët ditën e sotme u  dha edhe masa e sigurisë. Konkretisht për 50 protstuesit e arrestuarit Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë 'arrest me burg' për 20 prej tyre,  'arrest shtëpie' për 11 prej tyre dhe për 19 të tjerë është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje.

LSI për këto masa sigurie ka deklaruar se është një vendim i padrejtë dhe kjo vërteton dhunën  e komanduar nga Rama.

Njoftim  i plotë i LSI:

Lëvizja Socialiste për Integrim, duke u solidarizuar me qytetarët protestues të mbajtur padrejtësisht në burg, me anë të një njoftimi për shtyp deklaron se:

Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare!

Nga ana tjetër, është dëshmia e rradhës e vendimeve të një drejtësie politike, që e vënë e gjitha nën thundrën e një pushteti të ngritur mbi krimin elektoral dhe që mbahet ende prej krimit të organizuar, po i shërben Edi Ramës me shpresë  se ky do të mund ta shpëtojë vetingut!

Mirëpo, ashtu sikundër as bombat me gazlotsjellës e paralizues, ashtu sikundër as dhuna e shkopinjëve të gomës se policëve shërbëtorë të krimit e jo të ligjit, edhe vendimet politike të gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit, nuk e trembin dhe as e ndalin dot shpirtin e revoltës dhe vendosmërinë e protestës qytetare, e cila do të permbushë misionin e vet me largimin nga pushteti të Kryeministrit peng të krimit, që për interesat e pushtetit të vet, po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Donela: 15/05/2019 10:19

    Si nuk kane nje fije cipe ne fytyre,te mbeshtes aksionin opozitar me keta vandal monstra eshte turp dhe ofendim e madh per te gjithe qytetaret e ketij vendi,per intelektualet tane,dhe keta cipeplasurit Luli,Mona,Meta plehrat qe kane marre peng kete vend te beje perpara.

    Përgjigju
  • fytyra shkerdhatash: 15/05/2019 09:15

    me keta do shkojme ne europe.dhe basha eshte lideri ketyre!!! kurse mona i trajton sic duhet!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?