Protesta kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv
Protestuesit kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahut dhe qeverisë së tij kanë bllokuar mëngjesin e sotëm autostradën 2, pranë Tel Avivit.
Kështu shkruan “Times of Israel”, duke shtuar se protestuesit kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë Izraelin, të enjten, për më shumë presion ndaj qeverisë.
“Ndërsa pengjet janë braktisur në Gaza, një luftë tjetër kërcënon të shpërthejë, qeveria po neglizhon gjithë jetën tonë”- thanë protestuesit për mediat.
"Kjo është një situatë emergjente. Është e qartë se Netanyahu nuk është as i aftë dhe as i denjë për të udhëhequr vendin”,- shtojnë ata.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 8 palestinezë të vrarë në sulmin në Gaza! Borrell: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet
K.M/ReportTv.al