Kronikë
Top 24

Protestuesit lënë pas parullat e kauzës dhe ambalazhet e produkteve, Bashkia e Tiranës në aksion (VIDEO-FOTO)

25 Maj 2019, 22:10| Përditesimi: 25 Maj 2019, 23:30

  • Share

Menjëhërë pas mbylljes së protestës nga ana e opozitës, në terren kanë zbritur punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë normalizuar situatën duke rikthyer rregullin dhe pastërtinë. 

Sikurse është bërë e zakonshme, pas çdo proteste mbeten shenjat e një kaosi si shishet e ujit, një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara si dhe shashka që hidhen.

Por siç shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, në funksion të pastrimit shkuan  edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve.

“Faleminderit kolegëve, qyteti xixë sërish. Tirana back to normal”, shkruan Veliaj në twitter.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?