Politikë
Top 24

Protestuesit mbërrijnë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, hidhen kapsollë (VIDEO)

13 Maj 2019, 19:37| Përditesimi: 13 Maj 2019, 20:27

  • Share

Kanë nisur të hedhin fishekzjarrë tek ambienteve të oborrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë protestuesit që mbërritën pranë policisë në marshimin e udhëhequr nga lideri i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së. 

Edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë u vendosën menjëherë efektivë në kordon sigurie.

Protestuesit kanë vijuar marshimin pa u ndalur në ndonjë fjalim politik, për të shkuar më tej drejt Parlamentit të Shqipërisë. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Opozita 3 orë marshim proteste në shi në 5 institucione, pas thirrjeve të ndërkombëtarëve 'zhduket' molotovi


G.M./b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?