Bota

Protestuesit izraelitë mbushin sheshin e Tel Avivit për të kërkuar armëpushim në Gaza

25 Korrik, 23:01| Përditesimi: 25 Korrik, 23:10

  • Share

Mijëra demonstrues mbushën sheshin Habima të Tel Avivit të enjten, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite të arrijë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të sjellë në shtëpi të gjithë pengjet që mbahen ende nga Hamasi.

Pamjet filmike tregojnë turma të mëdha njerëzish, me disa njerëz që mbajnë pankarta lart për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj konfliktit të vazhdueshëm.

Pas tubimit kryesor, disa protestues bllokuan rrugët përreth dhe u shpërndanë me forcë nga policia, e cila gjithashtu arrestoi disa individë.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?