Protestuesit serbë bllokojnë dy vendkalime kufitare me Kosovën – Prishtina mbyll dhe Merdarën! Sveçla: Janë të maskuar

7 Shtator, 00:55| Përditesimi: 7 Shtator, 01:01

  • Share

Ministri i Brendshëm i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kanë njoftuar mbylljen edhe të pikës kufitare në Merdarë.

"Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë.

Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës" shkruajti në mbrëmje vonë në facebook, ministri Xhelal Sveçla

Më herët edhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi mbylljen e pikës kufitare të Merdarës. Me këtë rast, ajo ka kërkuar nga shtetet perëndimore dhr nga NATO që të ndërhyjnë.

“Si pasojë e selektimit dhe kërcënimit racist të shqiptarëve nga bandat kriminale të Vuçiqit në bashkëpunim me policinë e Vuçiqit nëpër pikën kufitare të Kosovës në Merdarë, Kosova ka mbyllur edhe këtë pikë kufitare”.

“Ne i bëjmë thirrje urgjentisht ShBA-së, Turqisë, Gjermanisë, Francës dhe NATO-s që të ndërhyjnë për të parandaluar Vuçiçin nga përshkallëzimi i mëtejshëm” i situatës, ka thënë Gervalla.


Lajmi kryesor:

Protestuesit serbë bllokojnë dy vendkalime kufitare me Kosovën, Prishtina mbyll Bërnjakën dhe Merdarën! Sveçla: Ekstremistë serbë me qasje fashiste


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?