Studentët serbë

Kosova & Rajoni

Protestuesit serbë me biçikleta e çojnë fushatën kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian

7 Prill, 17:28| Përditesimi: 7 Prill, 17:31

  • Share

Dhjetëra çiklistë serbë janë duke i bërë 1.300 kilometra rrugë drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për ta tërhequr vëmendjen në lidhje me fushatën e vendit të tyre kundër korrupsionit. Protestuesit e fajësojnë Qeverinë për korrupsion dhe dështim. Protestuesit tani po përpiqen të fitojnë mbështetje edhe jashtë Serbisë dhe nga ligjvënësit e BE-së. Studentët në Serbi kanë qenë forcë shtytëse pas protestave kundër Qeverisë në vendin e tyre dhe kanë kërkuar nga ajo t’i bëjë publike të gjitha dokumentet që lidhen me punimet e ndërtimit në stacionin të trenit të Novi Sadit.

Studentët udhëtojnë me biçikleta përmes katër vendeve – Hungarisë, Sllovakisë, Austrisë dhe Gjermanisë – përpara se të arrijnë në Francë brenda rreth dy javësh dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg. Ndërkohë, në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq emëroi Gjuro Macutin, profesorin e mjekësisë pak të njohur, si mandatar për kryeministër në mes të krizës politike.

“Do të jetë e vështirë. Të kalosh mes 100 dhe 150 kilometra për disa ditë nuk është një arritje e vogël. Unë mendoj se do të ishte sfiduese edhe për atletët”, deklaroi Katarina, studente e mjekësisë.

“Pritjet tona janë që dikush më në fund të reagojë ndaj situatës në Serbi dhe që kërkesat tona të përmbushen. Sigurisht që pres që udhëtimi të jetë i mundimshëm, pres që do të kalojmë vështirësi, por mendoj se ia vlen”, deklalroi Ivan Poturica, student i matematikës./ Alsat

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?