Kronikë

Protestë për kolegun e dhunuar, mjekët pezullojnë punën (VIDEO)

25 Shkurt 2019, 09:51| Përditesimi: 25 Shkurt 2019, 13:17

  • Share

Mjekët e spitalit Rajonal të Durrësit kanë dalë në protestë mëngjesin e kësaj të hëne, duke u solidarizuar me  kolegun e dhunuar dy ditë më parë, Gerald Kola.

Mjeku u godit nga familjarët e pacientëve teksa ushtronte detyrën e tij në repartin e urgjencës në spitalin e Durrësit, pas një konflikti mes dy personave që ishin të dehur.

Mjekët thonë se ndjehen të kërcënuar çdo ditë.

Mjekët e Durrësit kanë pezulluar punën për një orë, teksa kërkojnë mbrojtje nga strukturat për të ushtruar detyrën.

Gerald Kola, ndërhyri për të shuar sherrin mes familjarëve, dhe u qëllua me tullë në kokë nga njëri prej tyre.

Një ditë më parë, edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dënoi dhunën ndaj mjekut dhe theksoi se duhet të zbatohet orari i vizitave të familjarëve të pacientëve i cili u vu në zbatim dy ditë më parë.

Komento

Komente

  • Arben: 25/02/2019 10:36

    Ikni ore te mbaruar,se vetem nje dite e keni protesten ju.Juve mjeket po hani perdite shpulla,grushta,leva dhe tulla kokes dhe e gjitha mbyllet me nje dite proteste dhe me Manastirleshen qe ju mban me gajret me deklarata solidariteti!!! Per keto mender protestat tuaja nuk e rruan as qeveria dhe as kafsheria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?