‘Protokolli është miratuar nga ministria’, FSHF takim me delegatët e ndeshjeve: Asnjë tolerancë ndaj klubeve për masat

27 Maj 2020, 13:21| Përditesimi: 27 Maj 2020, 13:22

  • Share

FSHF dhe më saktësisht Sektori i Garave në këtë insitucion zhvilloi sot një mbledhje me delegatët e ndeshjeve në lidhje me protokollin e masave që aktorët e futbollit po zbatojnë teksa stërviten dhe duhet të zbatojnë në momentin kur qeveria të japë leje për ndeshjet.

Sekretari i federatës, Ilir Shulku, i tregoi delegatëve detyrat që ata kanë për zbatimin e protokollit shëndetsor, tashmë të pranuar edhe ministria. Sipas Shulkut tolerance për mos zbatimin e tij duhet të jetë zero.

“Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme një seminar informues me delegatët e ndeshjeve, ku është folur për protokollin mjekësor që ka përgatitur FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pas përhapjes së Covid-19.

Te pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi. Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, në fjalën e tij informoi delegatët mbi takimet e zhvilluara me të gjithë drejtuesit e klubeve dhe detyrat që ata kanë për zbatimin e protokollit mjekësor që është përgatitur nga FSHF e është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shulku kërkoi nga zyrtarët e ndeshjeve që të tregojnë kujdes maksimal dhe theksoi se toleranca është zero në lidhje me zbatimin e protokollit mjekësor.

Drejtuesi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, bëri një prezantim të detajuar të detyrave dhe përgjegjësive që lindin për delegatët në organizimin e një ndeshjeve në kohë pandemie. Zbatimi dhe kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta për të gjithë, nga futbolli fëmijëve deri te Kategoria Superiore,”-shkruan FSHF.
 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?