'Protokolli i kuq' mbyll fasoneritë në Krujë, administratorët: Nëse qeveria nuk na dëgjon do largohemi nga Shqipëria

30 Prill 2020, 21:53| Përditesimi: 30 Prill 2020, 22:15

  • Share

27 fasoneritë e Krujës kanë pezulluar aktivitetin për shkak se nuk plotësojnë dot kriteret e vendosura nga qeveria përmes "Protokollit të kuq".

Sipas tyre është e pamundur të ruhet distanca 2 metra në fasoneri dhe në autobus. Ata kërcënojnë se do të largohen nga Shqipëria për të hapur bizneset e tyre në vendet e rajonit.

Biznesi fason në rrethin e Krujës është i pezulluar prej disa ditësh. Administratorët shprehen se e kanë të pamundur të punojnë për shkak të masave strikte të ndërmarra nga qeveria, siç njihet ndryshe protokolli i kuq.

"Ky protokoll i kuq shoqërohet edhe me disa pasoja të tjera mbrapa në raport me biznesin. Ka një rritje 30-40 % e kostos. Së pari që nga transporti , i cili është me të vërtetë i parealizueshëm. E dyta shpërndarjen e  posteve të punës në linjat e prodhimit, ku edhe kjo do të ketë një rritje të ndjeshme të  kostos së prodhimit", është shprehur Muharrem Hoçja , administrator i "HM".

Ata kërkojnë nga qeveria bashkëpunim që të rifillojnë, në të kundërt shprehen se do të largojnë bizneset e tyre nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit.

"Do tu jepet paga të gjithë punonjësve sipas kushteve që ka përcaktuar qeveria dhe jo sipas interesave dhe nëse jo e nëse hiqet protokolli i kuq mendoj personalisht me u transferu nga shteti shqiptar në shtetin fqinj", ka thënë Agron Gjoka nga "Asol" shpk.

Sakaq ata shprehën shqetësim edhe për pagën e luftës, duke akuzuar se e kanë përfituar padrejtësisht disa biznese, ndërsa punëtorët e tyre e kanë marrë pjesërisht këtë pagë.

"Po bëhet një diferencim i madh nëpërmjet puntorëve, ky fond është dhënë për të papunët", tha Alfred Merlika nga Kompania "Merlika".

Tre përfaqësuesit e biznesit fason në Krujë përmes mikrofonit të Report Tv i kërkuan qeverisë të dërgojë një grup ekspertësh për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të zbutur masat.

Në Krujë janë 27 fasoneri me rreth 5 000 punëtorë, të cilët aktualisht kanë mbetur pa punë për shkak të pezullimit të aktivitetit prodhues. Protokolli i kuq u vendos kur fasoneritë e Krujës u kthyen në vatër infeksioni me disa të infektuar me Covid-19.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mili: 01/05/2020 16:33

    mund të më thoni çfarë do të thotë fasoneri në gjuhen shqipe?

    Përgjigju
  • Bes: 01/05/2020 09:17

    Si shpreheni dhe ju sikur keni me te vertete mundesi te zhvendosni biznesin diku tjeter ne rajon. Me pagat dhe kushtet qe ofroni juve as ne Afrike nuk ju duan. Mos harroni qe cdo vend i rajonit ka paga dhe standarte me te larta se Shqiperia. E thene shkurt mbylleni goje se askush nuk jua ka nevojen juve pervecse atyre te cileve u dergoni zarfat me leke qe te mbyllin syte perballe kushteve mizerabel qe ofroni ne vendet e juaja te punes.

    Përgjigju
  • mali: 30/04/2020 23:54

    PO ikni o mos se na fiket…..do na marre malli per rrogat e tua te qelbura 150.000 leke/

    Përgjigju
  • Puntori: 30/04/2020 22:16

    Shkoni ne afrike se atje do jeni me mire e ishalla ju vje KM rama nga mrapa ishalla.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?