Policia e Shtetit është në gadishmëri për të ndjekur respektimin e rregullave të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid19.
Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Albert Dervishaj, në një intervistë për "Report Tv", ka thënë se nuk do të ketë aspak tolerime për ata që shkelin aktin normativ.
Teksa pritet firma e fundit nga ministrja e Shëndetësisë që të futet në fuqi lejimi i hapjes së pishinave, drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Albert Dervishaj deklaroi se janë vendosur sanksione shumë strikte se si do të funksionojnë pishinat. Ai deklaroi se respektimi i rregullave do të mbikëqyret nga Inspektoriati i i Shëndetit, nga ISHP dhe nga Policia e Shtetit.
"Ditët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, është miratuar një protokoll, i cili ka vendosur sanksione shumë strikte se si do të funksionojnë pishinat dhe ka lejuar që aktiviteti në pishina të funksionojë, por duke zbatuar me përpikmëri protokollin sanitar, i cili do të mbikëqyret nga Inspektorati i Shëndetit, nga ISHP e mbështetur nga Policia e Shtetit dhe nga strukturat e tjera të task forcës në nivel vendor. Ky është një prioritet shumë i madh i Policisë së Shtetit dhe ne vlerësojmë se mbrojtja e jetës të qytetarëve shqiptarë prevalon mbi të gjitha aktivitetet të policisë",- deklaroi drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Albert Dervishaj.
Po pishina ne Slect Hill Resort nuk eshte mbyllur asnje dite or taj. Apo pishinat e deputeteve nuk infektojne njerez?
Përgjigju