Një ndër të paktat prova me të cilat Partia Demokratike e Sali Berishës pretendon për të kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark është një shkrim i portalit të familjes së tij për Eduard Shalsin. Prova që i është bashkëngjitur ankimit në KAS është fotoja e shkrimit për Shalsin, ku pretendohet se ka mbledhur policët në Kukës për t’i ushtruar presion për vota.
Por, në fakt e vërteta është krejt ndryshe pasi takimi i Shlasit nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një takim për 5 maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Takimi është bërë vetë publik nga deputeti i cili shkruan se “me emocion të veçantë mora pjesë në ceremoninë e nderit dedikuar dëshmorit Selim Halilaj, rënë në krye të detyrës në shërbim të Atdheut.”
Postimi i Shalsit
'Prova' e PD, shkrimi i portalit të familjes Berisha
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ PD kërkon përsëritjen për Kukësin, KAS i rrëzon 3 kërkesat, pranohen 2! ‘Provë’ lajmi i portalit të familjes Berisha! Mbledhja e radhës më 30 maj
SI.E./ReportTv.al