Kronikë
Politikë

Prova e fortë në duart e SPAK! Audio e urdhrit për të qëlluar me plumba realë mbi protestuesit e 21 janarit, a do i tregojë eprorët Ndrea Prendi?!

21 Janar, 13:24| Përditesimi: 21 Janar, 13:44

  • Share

Një nga provat më të forta që SPAK ka në duar në hetimet për 21 janarin, është audio e lëshimit të urdhrit për të qëlluar me plumba të vërtetë ndaj protestuesve, në një kanal sekret, që përdorej nga një rreth i ngushtë personash.

Audio regjistrimi që flitet se është 34 minuta është bërë nga një person që ka pasur akses në komunikimin e një kanali të konsideruar të sigurt që përdorej nga drejtues të lartë të Gardës, i cili ka regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna në momentet kur u vranë 4 protestuesit e paarmatosur para kryeministrisë të drejtuar nga Sali Berisha në atë kohë.  

Në materialin audio dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i gardës, që jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër.

Pjesë nga regjistrimi:

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

Regjistrimi i këtij komunikimi të brendshëm është bërë me një diktofon dhe pas 13 vitesh nga protesta e 21 janarit, kaseta origjinale u dorëzua në SPAK në tetor të vitit 2024. Tashmë kjo provë është duke u ekspertuar në laboratorët e SPAK, për të përcaktuar autenticitetin e saj, dhe më pas do të bëhet krahasimi i zërave që janë në audio për të gjetur edhe shkencërisht, se kujt i përkasin.

Nëse ky ekspertim nuk mund të kryhet nga SPAK, do të kërkohet edhe ndihma e laboratorëve të tjerë të fuqishëm jashtë vendit. 

Kjo kasetë, e konsideruar një provë e re dhe e fortë për procesin tregon se vrasjet janë krim shtetëror dhe janë kryer me urdhër. I pari që pritet të ballafaqohet me zërin që jep urdhër për zjarr, është Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës i cili para hetuesve të SPAK do duhet të tregojë eprorët që i dhanë urdhrin për të qëlluar me plumba ndaj protestuesve.

G.M./S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Milo: 21/01/2025 23:58

    Prendi ne cilesi e e kreut te Gardes ishte autoriteti me i larte urdherdhenes. Nese te tjere kane ndikuar ose intimiduar, ai serish mbetet pergjegjes per shperdorim detyre. As kryeminister e as mimister apo makar president mund te urdheronin. Apo krietar bashkiie. Kushdo qe mund te kete ndikuar mban pergjegjesi por kryesori mbetet Prendi. Ndryshe eshte per Ramen, qe organizoi,drejtoi dhe madje perfitoi nga pasoja e rende e ardhur ne teresine e tyre: nga vrasjet e te pafajshmeve tek. Dhuna elstreme dhe demet! Mbetet autori me kryesor dhe pergjegjes per ngjarjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?