Programacion

E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
Sport

Prova e së vërtetës për Botërorin, Shqipëria sfidon sonte Poloninë e Lewandowskit

2 Shtator 2021, 12:32| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 12:48

Shqipëria është sonte në provën e së vërtetës. Kombëtarja luan në Varshavë ndaj Polonisë së Leëandoëskit në një sfidë që do të tregojë nëse kuqezinjtë mund të provojnë kualifikimin në Botëror. Sfida nis në orën 20:45 në stadiumin PGE Naradoëy aty ku futbollistët kryen mbrëmë edhe stërvitjen e fundit. Tekniku Edy Reja i ka të gjithë futbollistët në dispozicion me përjashtim të Nedim Bajramit që i gatshëm do jetë për dy sfidat e radhës ndaj Hungarisë e San Marinos. Italiani duket se ka ndarë mendjen për formacionin dhe në portë do jetë Etrit Berisha që do mbajë edhe shiritin e kapitenit. Treshja e mbrojtjes luan e gjitha në Serinë A me Kumbullën, Ismajlin e Gjimshitin. Nga krahët Hysaj e Trashi e në mesin e fushës Bare, Gjasula e Abrashi ndërsa në sulm dyshja do jetë Cikalleshi e Manaj pavarësisht se edhe Broja e Uzuni po kalojnë formë të mirë. Reja në konferencë ka thënë se skuadra e tij ka respekt për çdo rival por frikë jo as, nga Polonia e Lewandowskit.

"Në fushë futemi gjithmonë për të bërë të të mirën, kemi respekt për cdo kundërshtar, por aspak frikë", tha ai.

Ndërsa kapiteni Etrit Berisha tregon edhe recetën për sukses.

"Duhet të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarëve por Polonia mbetet një ekip shumë i fortë", tha kapiteni.

Shqipëria pas tre ndeshjeve të para në grupin I kualifikues ka grumbulluar 6 pikë ndërsa Polonia ka vetëm 4 pikë e Anglia kryeson. Sfida e sotme ndaj Polonisë është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë ndërsa dy ndeshjet e tjera të grupit që luhen po sot janë Hungari-Angli e Andorra- San Marino./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Integrimi në BE, a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?