TIRANE- Një nga firmat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për një leje ndërtimi për të cilën akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndodhet në burg, është për një shtëpi modeste 1 katëshe në Yrshek, në pronësi të një gomisti të cilin Report Tv arriti ta gjejë. Firma që do ta ndërtonte është kompania “Fusha shpk”, për të cilën SPAK i ka vënë masë sigurie detyrim paraqitje biznesmenit Shkëlqim Fusha dhe i ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv.
Në një reagim sot në facebook kryetari I bashkisë Erion Veliaj e quan provë për të kuptuar se deri ku shkon fantazia e shfrenuar, prej prokurori ndërtues, e Ols Dado
"Shikojeni pak këtë video për të kuptuar se deri ku shkon fantazia e shfrenuar, prej prokurori ndërtues, e Ols Dados, i cili ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër meje, saqë më ka faturuar si korrupsion edhe këtë shtëpi modeste 1-katëshe, që një familje e nderuar nga Yrsheku, me kursime e borxhe, ka ndërtuar me dokumentacionin ligjor të dhënë nga shoqëria "Fusha".
Prokurori ndërtues e di shumë mirë që për të aplikuar për leje ndërtimi, si për një shtëpi 1-katëshe, ashtu edhe për një pallat shumë katësh, ligji kërkon që ndërtimi të bëhet nga një shoqeri me licencat përkatëse.
Familja punëtore nga Yrsheku, ndryshe nga prokurori ndërtues, nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t'u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion me Fushën, për këtë shtëpi me sipërfaqe 90m2"
Leja për banesën vetëm 90 m² në Yrshek, në periferi të Tiranës, është marrë në vitin 2020, ndërsa banesa është përfunduar në 2022-shin. Siç pronari dëshmon për Report Tv ka paguar vetëm tarifat ligjore, por pikërisht për këtë leje të marrë, firma Fusha që ka aplikuar si kompani ndërtuese për llogari të gomistit, po hetohet se ka korruptuar Veliajn.
Vetë pronari i banesës Glentjan Karaj në një bisedë me Report Tv thotë se shtëpinë e ndërtoi me investimet e jetës, me borxhe tek të afërmit dhe kredi ende të pashlyera dhe se kryebashkiakun Veliaj nuk e ka takuar kurrë. Ndërsa për biznesmenin Shkëlqim Fusha e njeh personalisht pasi disa herë ka ndërruar gomat e makinës së tij në gomisterinë ku punon prej rreth 13 vitesh.
“Erion Veliajn nuk e kam takuar për asnjë gjë. Me Çimin (Shkëlqim Fushën) jam njohur prej punës, e ke parasysh ka ardhur nja 2-3 herë për të ndërruar gomat, për asnjë gjë tjetër, as aplikim, as asgjë nuk është marrë. Nuk ka ndërhyrë për asnjë gjë më të vogël”, shprehet pronari, Glentjan Karaj.
Erion Veliaj u arrestua në zyrë më 10 shkurt dhe ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 12 shkurtit pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Në masën detyrim me paraqitje po hetohet bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, dhe 5 biznesmenë, ndërsa biznesmenin Elman Abule po hetohet në masën 'arrest me burg' .
Komente

/TARRAS.../,ju nuk e keni kuptuar komentin e /ENO/.Behet fjale per /SHQIPTAREN/ dhe pozicionin e saj ne kete histori.Si duhet te jete,si CNN,apo si FOXNEWS?! Kaq e thjeshte eshte ceshtja. Perdora keto dy media si shembull,sepse nuk e di se cilat mund te jene te ngjashme me to aty ku ju jetoni,ne Norvegji.
PërgjigjuPo 800000 Euro brekë të shoqes çfarê jan ???
PërgjigjuO Eno sa pēr dijeni jetoi nē Norvegji prej 35 vitesh kam ardh fmi e jam bēr burr. Por un jam me tē vērtetēn, me Kulturen, me punēn, me shkollēn se kshu jam rit ktu nē Oslo. Por kur pash komentin tēnd u zhgēnjeva shum ti mos je prokuror i bēr te plepat ? Se çdo njeri nē Bot quhet i pa fajshēm deri sa del nē gjyq e kur gjyqi ja fakten faktet atēhere quhet fajtor. Po ky SPAKU i mbaruar ku ka jetuar ? Si ka par krimet e Saliut me shok e areston Erjonin e lē tē lir Saliun. Pra komenti jot ēshtē qē ti je ushtar i Saliut qē bēn çdo gjė pēr njē sufllaqe. Un ktu ku jetoi ky shtet ka nivelin mē tē lart tē jetesēs nē ktē Planet. Ktu njē i pa pun mer 1800 Euro. Kurse un jam i shkolluar me shkoll e i punsuar pra e kupton ti vet se sa e kam un rogēn e un smund tē jem kur patronazhist. Pra o Eno heran tjetēr mendohu kur tē komentosh mor kodosh. Tē fala nga TARRAS LALA o Eno Gala.TARRAS LALA
PërgjigjuEmri qe i ke vene vetes tregon me shume sesa perralla e norvegjise duke u hequr si femer! Une jam ekstrenist i majte por kurresesi i mjere si ju qe shisni dhe nderin per te mbrojtur nje te pandershem. Eno ka te drejte per ate qe thote. Neser une personalisht do dergoje me poste prova ne Spak prove per nje ndertim qe prishi nje hapesire te gjelber ne kombinat paa rreshtit te pare te pallateve ku mbaron kombinati dhe fillon kom 6. Ndertues Ç.N. godine 3 kateshe. Ç.N. lejen ja morri E.k. gjate zgjedhjeve te 2021 si drejtor ne bashki dhe drejtues fushate ne ate zone. Ç.N. bashke me E.K. kane organizuar dhe realuzuar blerjen e votave edhe qe F.Xh. te thyente hersin ne tirane. Une do votoj majtas gjithe jeten por jo te hesht per hajdutet si Lali.
O Eno po pse e lexon ktē Portal kur s'bēn lexo Portalin e sy peshkaqenit xen qē e drejton gazetari madh me fam Botrore qen peka. Tē krahasosh Tv Report qē ēshtē njē perl se drejtohet nga njē gazetar i ndritur me kultur e intelektual nga zoti Karlo Bollino e syri i peshkaqenit xen qē ēshtē njē wc e ndyr publike. Prandaj o Eno ty tē pērshtatet plotēsish syri peshkaqenit aty komento e aty lexo. Se nivele si i joti se kuptoin Report Tv. Falemnderit pēr mirkuptimin
PërgjigjuO Tarras thellë, nuk më rruhet as për Syri, as për ndonjë Tigër, as për ndonjë peshkaqen apo buf kënete. Sufllaqexhi dhe patronazhist si ty nuk jam. Shko grabit ndonjë biznes, se do jesh ndonjë nga ushtarët e Belindës.
Kot e ka marrë atë avokatin lali fiku. Avokat më të mirë se ky portal që nuk lë vend pa e mbrojtur këtë hajdutin, nuk ka ku të gjejë.
PërgjigjuNëse kjo është drejtesia e re, në djall vaft.
Përgjigju