Prova e suksesshme me dopio ventilatorët për të infektuarit, stomatologu te 'Pa Protokoll': QSUT porositi 300 copë

27 Mars 2020, 22:14| Përditesimi: 27 Mars 2020, 22:41

  • Share

TIRANE-Katër ditë pasi prova e dy laborantëve rezultoi e suksesshme për lidhjen e një respiratori për dy persona të infektuar me koronavirus, reparti Infektiv në QSUT ka porositur 300 copë (pajisje, tuba për lidhjet me ventilatorët) për t'i pasur në dispozicion nëse gjendja do të agravohet.

 Stomatologu Gjergji Dilo shpjegoi për emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv si dy të rinjtë laborantë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli arritjen që bëri Itali e sollën edhe në Shqipëri duke e vendosur në zbatim.

"Respiratori përdoret në disa momente të caktuara, nuk është llogaritur kurrë kjo pandemi. Shqipëria si të gjithë të tjerët është zbuluar në këtë pjesë, numri i respiratorëve është shumë i vogël nga pacientët që mund të jenë. Iniciativa jonë është si nga vendi fqinj, Italia.

Menduam se ishte një shpikje nga Bolonja, përdorimi i një aparati për dy persona ose më shumë. Që me një aparat të furnizohen dy pacientë ose më shumë njëkohësisht. Unë jam dentist, por ajo që kam kuptuar është, që aparatet janë për një person, por nga halli mund të përdoren për dy ose më shumë duke i rritur potencën.

Është zgjidhje nga halli dhe funksionon, dhe nuk pyet kush për protokolle dhe dalim si te emri i emisionit 'Pa protokoll'. Për shembull nëse kemi 150 aparate, mund të mbajmë edhe 150 pacientë të tjerë gjallë. U morën projektet nga Bolonja, u modifikuan, u testuan, rezultuan pozitive, dhe QSUT kërkoi 300 copë që ti kishte në dispozicion. Nuk shkojnë kot, pasi nëse përdoren mund të riciklohen. Do i vendosim në dispozicion 300 copë QSUT-së. Iniciativën dy djemtë po e kryejnë me xhepin e tyre" tha ai.

Lajmin fillimisht për iniciativën e dy të rinjve e dha Shqiptarja.com në 23 mars, ndërsa  i kontaktuar nga Report TV, njëri nga dy djemtë, Besart Lalike shpjegoi se udhëzimet i morën nga mjekët në Universitetin e Bolonjës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poli: 27/03/2020 23:41

    Bravo, cuna jeni njesha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?