ITALI- Dashuria thyen të gjitha rregullat, madje dhe ato fetare!
Historia e një prifti italian i cili hoqi dorë nga detyra e tij për shkak të dashurisë, është prova se ajo i mund të gjitha!
“Zemra ime është e dashuruar”, këto ishin fjalët e famullitarit San Felice, në Massa Martana në Perugia, Don Riccardo Ceccobelli.
Ai është shprehur se dëshiron të jetojë dashurinë pa kufizime dhe ndaj vendosi të largohet edhe përse lidhja e tij me kishën do të jetë e përjetshme.
Vullnetin e tij, prifti ia ka shprehur peshkopit, për të filluar procedurat në lidhje me shkarkimin e tij nga Selina e Shenjtë.
“Arsyeja e pranisë sime sot midis jush është për t’ju thënë ‘haptas’ se Don Riccardo Ceccobelli ka shprehur dëshirën për t’i kërkuar Atit të Shenjtë hirin e shpërndarjes nga detyrimet e beqarisë, prandaj ai kërkoi të lirohej nga shteti klerik dhe të hiqej nga ngarkesat që lidheshin me Shugurimin e Shenjtë, ”u tha besimtarëve Imzot Sigismondi.
Don Riccardo Ceccobelli është 42 vjeç dhe për 9 vjet shërbente si prift.