Formula 1 ka nisur këtë të premte me provat e lira në Australi. Në cirkuitin e Melburnit kampioni i trefishtë, Max Verstappen nuk e pati të lehtë fillimin e sesionit të parë, pasi një problem me Red Bullin e tij ia vështirësoi gjithçka.
Problemi i holandezit bëri që Leclerc të merrte hapësirë për të bërë një paraqitje të mirë. "Fatkeqësisht dita ishte e ndërlikuar për shkak të problemeve me makinën, dola gjerë në kthesë dhe dëmtova shasinë dhe pjesën e poshtme", tha ai.
Në fund të provave të lira, Max ka edhe një kritikë për veten. "Në të vërtetë u desh pak kohë që të zgjidhej një problem si ky dhe humba 20 minuta në stërvitjen e dytë të lirë. Programi ishte pak i komplikuar për mua, pasi doja të bëja më shumë xhiro."
Në lidhje me rezultatet e lira, që panë Leclerc para tij, Max tha se Ferrari ka një makinë të shpejtë.
"Ata janë të shpejtë, por kemi kohë dhe mundësi që t'i rregullojmë gjërat. Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Ne duhet të kemi vetëm pak kujdes për makinën", tha Max Verstappen.