Sport

Provat e lira të Bahreinit, “Ferrari” jep shenja jete pas dështimit në Asutrali

30 Mars 2019, 13:01| Përditesimi: 30 Mars 2019, 13:03

  • Share

Dy javë pas dominimit absolut të ‘Mercedes’ në Australi që ishte edhe Çmimi i parë i Madh për sezonin e ri, Ferrari ka ndrruar faqe duke u kthyer ai që të gjithë prisnin. Në dy sesionet e para të provave të lira në Çmimin e Madh të Bahreinit kokëkuqja italiane ka dominuar me dy pilotët e saj.

Sebastian Vettel ka rregjistruar kohën me të mirë me 1 minutë 28 sekonda e 846 të mijtat, duke fituar edhe vendin e parë. Menjëherë pas tij u rendit shoku I skuadrës Charles Leclerc, me pak të mijat më shumë. Vetëm vendi i tretë për britanikun e ‘Mercedes’ Leëis Hamilton, i cili la pas finlandezin Valtteri Bottas. Surpriza e ditës ishte Hulkenberg që me Renault e tij  shënoi kohën e pestë më të mirë duke lënë pas Verstappen me Red Bull.

Kualifikueset zyrtare do të zhvillohen sot në orën 15:00-16:00, ndërsa gara zhvillohet nesër duke filluar nga ora 18:10.

b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?