Kronikë

Prova e SPAK/ Kryemadhi 240 mijë $ shpenzime nga karta e Shatkut! Pagesa për veshje e hotele në Las Vegas e Beverly Hills! Meta: Nuk isha, ngjita Korabin e Jezercën

1 Korrik, 10:19| Përditesimi: 1 Korrik, 19:19

  • Share

TIRANË- Vetëm përmes një karte krediti Monika Kryemadhi shpenzoi rreth 240 mijë dollarë për veshje, bileta avioni dhe qëndrime në hotele në qytete më të shtrenjta të botës. Bëhet fjalë për kartën e re të krediti, American Expres Centurion, të vënë në dispozicion nga biznesmeni Adrian Shatku, që SPAK e zbuloi së fundmi dhe e njoftoi para GJKKO si pjesë të raportimit 2-mujor të hetimeve.

Report Tv mëson nga burime brenda SPAK se këto shpenzime janë të provuara përmes faturave të ardhura nga letërporositë, por Prokuroria e Posaçme dyshon se ka edhe shumë blerje të tjera që pritet të zbulohen.

Blerjet luksoze prej 240 mijë dollarësh janë bërë për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, ndërsa karta kishte si limit shpenzimi mujor shifrën marramendëse 100,000 USD.

Për episodin e ri që rëndon pozitën e çiftit Meta-Kryemadhi në përballje me drejtësinë kur janë marrë të pandehur, SPAK thotë se ka provuar blerje për veshje në Londër, Vjenë, Las Vegas e Beverly Hills, pagesa të qëndrimit në hotel në kryeqendra botërore si Londër, New York dhe Las Vegas apo edhe për bileta avioni për udhëtimet drejt destinacioneve të ndryshme.

Informacionet për kartën e re janë vënë në dispozicion të SPAK nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka përcjellë të dhënat e siguruara nga kompania American Express (Amex), për kartat e kreditit në emër të Adrian Shatkut.

"Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nentor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi jane kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Lbndër, Neë York dhe Las Vegas si dhe bileta avjoni për udhëtimet", thuhet në raportimin dymujor të SPAK për çështjen e Ilir Metës.

Karta, ashtu si edhe një tjetër më herët që SPAK thotë se e raportoi që në fillim të marrjes së masave të sigurisë, janë vënë në dispozicion nga Adrian Shatku, kushëri i Monika Kryemadhit, i cili në dosjen ku çifti Meta-Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie del një prej personave kyç.

Pasi u bë publike shifra që Kryemadhi ka shpenzuar me kartën e Shatkut, Meta u distancua edhe njëherë duke thënë se nuk ka lidhje me këto shpenzime. Kreu i PL, mohoi që të ketë qenë në Las Vegas e Beverly Hills, duke thënë se në vend të tyre ka zgjedhur të eksplorojë bukuritë natyrore të vendit tonë, si majën e Korabit apo atë të Jezercës.

"Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë  zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse”, shkruan Meta.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, të merrnin në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike. SPAK thotë se Shatku përveç vënies në dispozicion të kartave të kreditit pagoi miliona për lobimet e LSI në SHBA por edhe aktivitete të tjera të partisë së atëhershme të Meta-Kryemadhi.

Ish-presidenti Meta më herët ka mohuar çdo lidhje me Shatkun apo të ketë njohuri për këto karta bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes. Madje para gjykatës tha se edhe divorcin e kishte kërkuar pasi kishte zbuluar këto veprime. Megjithatë për SPAK Meta kishte dijeni dhe ishte përfitues njëlloj si Kryemadhi.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Ora 19:01
Kryemadhi 240 mijë $ shpenzime nga karta e Shatkut, Meta: Nuk kam lidhje! S’kam qenë në Beverly Hills as Las Vegas, por në majë të Korabit dhe Jezercës

Meta në Korab

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për kartën bankare për të cilën SPAK thotë se Monika Kryemadhi shpenzoi 244 mijë dollarë për veshje, bileta avioni e hotele në në Beverly Hills dhe Las Vegas. Në një postim të radhës në Facebook, Meta ia lë sërish përgjegjësinë, ish-bashkëshortes së tij, duke thënë se atij nuk i është zbuluar asnjë kartë. Meta thotë se nuk ka qenë dhe as nuk ka dëshiruar asnjëherë që të shkojë në Beverly Hills dhe Las Vegas, pasi ka zgjedhur gjithmonë të vizitojë mrekullitë natyrore të Shqipërisë, si majën e Korabit dhe të Jezercës.

“Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi. SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka ekzistuar dhe as ka për t'u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë botërisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.

Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë  zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse”, shkruan Meta.

Meta në Jezercë
 

Postimi i Ilir Metës
SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • flori: 02/07/2025 02:27

    Ky eshte cifti me i ndyre i ketij shekulli ne shqiperi.....

    Përgjigju
  • Luli: 02/07/2025 01:01

    Eh ilir floriri

    Përgjigju
  • Lol: 01/07/2025 21:15

    Po leri mo keto llogje po kryetari familjes nuk di ku shkon dhe cfare shpenzon gruaja. Po celsat e kulles se barit kishe ti o Beqir Aga ? Po parate per shkollat e femijeve nga dilnin ? Nga rroga jote 1000 euros. Me keto nuk shkon dot as ne hale ne Londer jo ne shkolle. Leri alrobacite se nuk te shkojne se je burre plak. Vemje.

    Përgjigju
  • Lenti: 01/07/2025 13:31

    240 mije euro i ka bere vetem per shpenzime luksi me nje karte. Mona nuk ka femije te vegjel si Ajola dhe duhet te hetohet me mase aresti me burg. Cifti Kryemadhi - Meta duhet te gjykohen dhe denohen si cifti Caushesku. Po Vojo Kushi bente kaq shumw shpenzime valle???????

    Përgjigju
  • Plaku Mere: 01/07/2025 11:57

    Likja nuk e dinte per karten, se detyra e Likes ishte ta mbushte karten.

    Përgjigju
    • Pazari i ri: 01/07/2025 21:32

      Jo o burre jo, Likja eshte si Zeqo Pilafi, punonte per ate lart( zotin) Monen e kishte te punesuar hahahaha cfare i pa burri.

  • Llumi: 01/07/2025 11:19

    Bridhte me buken e femijve tan rruspia

    Përgjigju
  • miri: 01/07/2025 10:29

    tani doli halli qe paska Likja me karten hahahhahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?