Kronikë

Provat e reja të SPAK/ Kryemadhi shpenzoi 240 mijë $ nga karta e Shatkut! Pagesa për veshje, bileta avioni e hotele në Londër, Las Vegas e Beverly Hills

1 Korrik, 10:19| Përditesimi: 1 Korrik, 14:51

  • Share

TIRANË-Vetëm përmes një karte krediti Monika Kryemadhi shpenzoi rreth 240 mijë dollarë për veshje, bileta avioni dhe qëndrime në hotele në qytete më të shtrenjta të botës.

Bëhet fjalë për kartën e re të krediti, American Expres Centurion, të vënë në dispozicion nga biznesmeni Adrian Shatku, që SPAK e zbuloi së fundmi dhe e njoftoi para GJKKO si pjesë të raportimit 2-mujor të hetimeve.

Report Tv mëson nga burime brenda SPAK se këto shpenzime janë të provuara përmes faturave të ardhura nga letërporositë, por Prokuroria e Posaçme dyshon se ka edhe shumë blerje të tjera që pritet të zbulohen.

Blerjet luksoze prej 240 mijë dollarësh janë bërë për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, ndërsa karta kishte si limit shpenzimi mujor shifrën marramendëse 100,000 USD.

Për episodin e ri që rëndon pozitën e çiftit Meta-Kryemadhi në përballje me drejtësinë kur janë marrë të pandehur, SPAK thotë e ka provuar blerje për veshje në Londër, Vjenë, Las Vegas e  Beverly Hills, pagesa të qëndrimit në hotel në kryeqendra botërore si Londër, Neë York dhe Las Vegas apo edhe për bileta avioni për udhëtimet drejt destinacioneve të ndryshme.

Informacionet për kartën e re janë vënë në dispozicion të SPAK nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka përcjellë të dhënat e siguruara nga kompania American Express (Amex), për kartat e kreditit në emër të Adrian Shatkut.

"Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nentor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi jane kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Lbndër, Neë York dhe Las Vegas si dhe bileta avjoni për udhëtimet", thuhet në raportimin dymujor të SPAK për çështjen e Ilir Metës.

Karta, ashtu se edhe një tjetër më herët që SPAK thotë e raportoi që në fillim të marrjes së masave të sigurisë, janë vënë në dispozicion nga Adrian Shatku, kushëri i Monika Kryemadhit, i cili në dosjen ku çifti Meta-Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie del një prej personave kyç.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, të merrnin në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike. SPAK thotë se Shatku përveç vënies në dispozicion të kartave të kreditit pagoi miliona për lobimet e LSI në SHBA por edhe aktivitete të tjera të partisë së atëhershme të Meta-Kryemadhi.

Ish-presidenti Meta më herët ka mohuar çdo lidhje me Shatkun apo të ketë njohuri për këto karta bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes. Madje para gjykatës tha se edhe divorcin e kishte kërkuar pasi kishte zbuluar këto veprime. Megjithatë për SPAK Meta kishte dijeni dhe ishte përfitues njëlloj si Kryemadhi.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 01/07/2025 13:31

    240 mije euro i ka bere vetem per shpenzime luksi me nje karte. Mona nuk ka femije te vegjel si Ajola dhe duhet te hetohet me mase aresti me burg. Cifti Kryemadhi - Meta duhet te gjykohen dhe denohen si cifti Caushesku. Po Vojo Kushi bente kaq shumw shpenzime valle???????

    Përgjigju
  • Plaku Mere: 01/07/2025 11:57

    Likja nuk e dinte per karten, se detyra e Likes ishte ta mbushte karten.

    Përgjigju
  • Llumi: 01/07/2025 11:19

    Bridhte me buken e femijve tan rruspia

    Përgjigju
  • miri: 01/07/2025 10:29

    tani doli halli qe paska Likja me karten hahahhahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?