MotoGP ka zhvilluar provat zyrtare për Çmimin e Madh të Francës për garën e Le Mans. Me kohën 1:30.705 në vendin e parë nesër në 14:00 do niset Francisco Bagnaia, teksa pas tij janë Marc Marquez dhe Luca Marini.
Gara në Francë ishte e paparashikueshme deri në sekondat e fundit pasi Francesco Bagnaia (ekipi i Ducati Lenovo) tregoi saktësisht pse ai ka numrin 1 në motorin e tij Ducati. Italiani do të rreshtohet në pole position pasi vendosi kohën 1:30.705, teksa Marc Marquez (ekipi Repsol Honda) bëri një performancë të pabesueshme në kthimin e tij në vendin e 2-të, vetëm 0.058 sekonda larg vendit të parë.
Tetë herë kampioni i botës nuk dështon kurrë të lërë përshtypje, ndërsa pas tij është bashkuar Luca Marini (Mooney VR46 Racing Team) në rreshtin e parë. Fabio Quartararo u rendit vetëm në vendin e 13-të, pasi pësoi një rrëzim në garën e shtëpisë.