Provë në dosjen e SPAK për Arben Ahmetaj dhe blerja e vilës 200 mijë euro në Hamallaj nga bashkëjetuesja e tij

10 Korrik 2023, 21:37| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 21:50

  • Share

 

1689016829_1679662807finalprojekt.00120720.Still027.jpg

Pjesë e dosjes është dhe blerja e apartamentit me vlerë 220 mijë euro në 31 mars 2022 në Hamallaj, në emrin e Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së ish ministrit Arben Ahmetaj. Vila aktualisht është e sekuestruar nga SPAK,

Në dosje tregohet se Artan Gjokaj, këshilltari i Ahmetaj u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në 17 shkurt 2022.

Këto para prindërit më pas ia kanë dhuruar Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetajt. Më pas Erjola ka përdorur këto para për të blerë apartamentin me vlerë 220 mijë euro në 31 mars 2022 dhe që është bllokuar nga SPAK.

Bëhet fjalë pikërisht për vilën që kishte porositur Klodian Zoto, pronari i kompanisë së inceneratorëve. Zoto e ka kaluar vilën tek Gerian Kuke, një biznesmen me lidhje të forta me Ahmetajn. Më pas Kuke e kaloi vilën në emrin e Erjola Hoxhës. 

“Pas shitjes së asetit si më sipër, shuma e parave që paraqitet se është paguar nga shtetasi Artan Gjoka në vlerën 130 000 euro, për blerjen e një apartamenti që vetëm katër vite më parë kishte kushtuar 45 000 euro, i kalon si dhuratë Erjolës, nga prindërit e saj.

Po më datë 28.02.2022 prindërit e Erjolës nënshkruajnë deklaratën mbi dhurimin e parave të shitjes vajzës së tyre, Erjolës.  

Pas këtij momenti, me kontratën e shitjes së pasurisë së paluajtshme me Nr. 1778 Rep., dhe Nr. 812 Kol., date 31.03.2022 të lidhur para noteres Ridvana Ruçi rezulton se Rovena dhe Gerian Kuka i shesin shtetases Eriola Hoxha pasurinë truall + ndërtesë me nr pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip trualli 521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, në shumën 220 000 euro ose 26 884 000 lekë.

Më datë 07.04.2022 Erjola Hoxha derdh në bankën …shumën prej 130 000 euro sipas kontratës 1778/812 datë 31.03.2022. Më datë 07.04.2022 Erjola Hoxha derdh në bankën …shumën prej 44 300 euro sipas kontratës 1778/812 date 31.03.2022. Më datë 08.04.2022 Erjola Hoxha derdh në bankën ....shumën prej 45 700 euro” thuhet në pjesë të dosjes të siguara nga Report TV.


Lajmi kryesor:

Dosja e SPAK për Ahmetajn, Report Tv zbardh 6 akuzat: Në 4 vite përfitoi 500 mijë € nga Zoto e Mërtiri për vila e udhëtime duke përfshirë banesën në Hamallaj


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?