Foto ilustruese

Kronikë

Provimet e Maturës, 34 mijë nxënës u testuan për lëndën e Matematikës, njësoj si me Gjuhë Letërsinë, publikuan tezat me foto në internet

11 Qershor 2021, 07:46| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 13:06

  • Share

Gjatë paradites së sotme, 34 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku u testuan në lëndën e Matematikës.

Provimi zgjati 2 orë e gjysmë, nga ora 10:00 deri në 12:30.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, edhe në këtë vit maturantët zhvilluan provimin duke zbatuar të gjitha masat anti-COVID.

Në çdo klasë nuk lejoheshin më shumë 10-15 maturantë.

Në kuadër të masave anti-COVID, nëse ndonjë prej maturantëve rezultonte pozitiv me virusin, atëherë i privohej e drejta të bëhej pjesë e provimit, duke iu dhënë mundësia ta zhvillonte atë në sezonin e vjeshtës.

Në mënyrë kategorike ishte i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohej e kundërta, maturanti mbante përgjegjësi për veprimet e veta.

Megjithatë siç duket edhe nga fotot e publikuara të provimit, vetëm disa minuta pas shpërndarjes së tezës, ky rregull nuk është zbatuar nga të gjithë.

Sikurse edhe në provimin e Gjuhë Letërsisë, edhe në provimin e Matematikës nxënësit kanë shpërndarë në internet foto të tezës së provimit.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Më 15 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.

Ora 11:08
Njësoj si në provimin e Gjuhë Letërsisë, nxënësit publikojnë në internet foto të testit të Matematikës

Ndonëse përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimeve të maturës është i ndalur, sërish duket se është e vështirë që kjo të zbatohet kudo. Sikurse edhe në provimin e Gjuhë Letërsisë, edhe në provimin e Matematikës nxënësit kanë shpërndarë në internet foto të tezës së provimit.

Denoncimi është bërë nga faqja "Studentët Denoncojnë" në Facebook, të cilët kanë publikuar edhe fotot e tezës së provimit.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/06/2021 02:32

    Pervec celulareve duheshin ndaluar dhe Apple watches.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?