Atë që po ndodh me provimin e maturës së Gjuhës Shqipe, ish-deputeti i PD-së, Luciano Boçi e quan lojë me maturantët. Në një status në Facebook, pas tërheqjes së ministrisë së Arsimit, Boçi thotë se ministria mbrojti me heroizëm idiotësitë e veta.
Reagimi i Luçiano Boçit
A e morët vesh?!!
Na është mbledhur vetë MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, (O Zot, sa shumë të mençur me gërma të mëdha ka ky vend!?) për të gjykuar gafat e veta në testin e Letërsisë.
Njëzëri, sipas “komunikatës” së shpërndarë, kanë mbrojtur me heroizëm, pas një debati të imët, idiotësitë e veta.
Jo vetëm që i kanë dhënë plotësisht të drejtë vetes për gjithçka, por dhe kanë nxjerrë një përcaktim absolut!
MASR, QSHA, DPAP, KOMSH na qenkan brenda. Brenda dhe me Lasgushin dhe me shkencën dhe me kompetencën dhe me programin.
Të gjithë të tjerët pa gërma të mëdha, specialistë, mësuesë, pedagogë, maturantë nuk marrin vesh.
Madje sipas tyre “të gjithë maturantët janë treguar budallenj”!!!
Sepse gabimet në tekst, kjo “tufa e të mençurve” i paska vënë kastile!
Kastile për të zbuluar kompetencat e...BESËS.
U shfaqën kështu plotësisht siç janë:
Të shpifur e qesharakë deri në pafundësi!
Kjo ishte loja pra !!!! - do dalë të bërtasë tani Shahini, krenare dhe si një e vetëkënaqur migjeniane, e cila në fund jua hodhi të gjithëve.
MASR, QSHA, DPAP, KOMSH dhe RAMA&BESA kanë turp të kenë turp.
Ato vazhdojnë të tallen me maturantët, mundin e djersën e tyre.
Të sotmen ia kanë nxirë!
Të ardhmen ia ofrojnë si kurth të së keqes!
O poç skarco o karabush maturantët jan më tyt topi se ty o bryl. O poçi shuar o luçjano i mbaruar.
Përgjigju