Kalendari me listën emërore të kandidatëve maturant që për herë të parë do t’I nënshtrohen provimit të Informatizuar për të kapur Mjekësinë është I përcaktuar , por megjithatë maturantët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk arrijnë dot datën apo grupin e përcaktuar paraparkisht kanë një mundësi të dytë. Qendra e Shërbimeve Arsimore u ka lënë mundësi maturantëve që përmes një email zyrtar [email protected] mund të kërkojnë ndryshimin e datës së provimit. Testimi zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 nxënës.
Për të hyrë në provimin e informalizuar studentët e Mjekësisë do të paguajnë 5000 lekë. Provimi do zhvillohet në QSHA dhe do zgjasë nga e hëna, datë 14 deri më datën 23 gusht. Maturantët të cilët duhet të ankimojnë rezultatin e testimit i cili merret automatikisht pas përfundimit të testit duhet ta bëjnë atë një ditë pas shpalljes së rezultatit .