Kronikë

Provimi i matematikës, maturantët: Ishte i vështirë! Teza e provimit del në rrjetet sociale 30 minuta pasi nxënësit kishin filluar

11 Qershor 2021, 17:41| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 21:59

  • Share

Maturantët iu nënshtruan sot provimit të matematikës, por dolën të zhgënjyer. Ata u shprehen se niveli i vështirësisë ishte më i lartë seç e prisnin. Edhe në këtë provim, nuk mungoi publikimi i tezës në rrjetet sociale gjatë kohës që maturantët ishin duke zhvilluar testimin.

Pas 2 orësh e 30 minuta maturantët kanë përfunduar testimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të Matematikës. Maturantët janë shprehur se niveli i vështirësisë ishte më i lartë seç ata prisnin.

"Ishte pak i vështirë, domethënë ishte pak mbi nivelin mesatar. Kishte gjëra që nuk është se i prisnim shumë të na binin, na gjetën pak të papërgatitur. Tani shpresojë që mos të jetë kështu dhe ai i fundit që do të bejmë.

Më thënë të drejtën ishte i vështirë, ishte goxha e vështirë.

Ishte sinqerisht i vështirë, i ngarkuar, edhe tek pyetjet me alternativa që tek pyetja e parë duhet të mendoheshe disa minuta edhe koha nuk ishte aspak e mjaftueshme.

Ishte mesatar, domethënë mesatar mes të vështirës.

Ishte goxha i vështirë.

Jo aq i lehtë, ishte i vështirë",u shprehën disa maturantë.

Edhe këtë herë është publikuar në rrjetet sociale teza e provimit të matematikës 30 minuta pasi nxënësit kishin nisur zyrtarisht provimin. Maturantët e kanë cilësuar si një veprim të padrejtë që i penalizon.

Mendoj që na penalizon pak por mendoj që bëhet nga njerëz të papërgjegjshëm sepse është një gjë që na prish ne punë në një lloj mënyre apo në një tjetër. Por nuk mendoj që bëhet nga maturantë, nuk mendoj që një maturantë ka aq zemër sa ta bëjë atë se e di që djeg veten", u shpreh një maturant.

Kjo ishte teza që kishit në provim?

"Po, kjo ishte.

Po, kjo ishte.

Po, e njëjta është", thanë disa prej maturantëve.

Sa i përket testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që u publikua në rrjetet sociale, ministria ka sqaruar se çështja vazhdon të ndiqet ligjërisht, ndërsa ende nuk ka reagim për testin e matematikës. 34 mijë maturantë më 15 qershor do të japin provimin e fundit, atë të Lëndës me zgjedhje, ndërsa janë në pritje të rezultateve të provimeve të kryera.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?