Foto ilustruese

Kronikë

Shtrëngojnë rreth qafës një litar derisa të humbin ndjenjat, sfida ‘Blackout’ në Tik Tok që po merr jetën e adoleshentëve në botë! A është kjo loja e fundit e 13-vjeçarit nga Lushnja?!

22 Nëntor 2021, 10:48| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 11:03

  • Share

Një djalë vetëm 13 vjeç u gjend pa shenja jete dy ditë më parë në dhomën e tij në Lushnje, ndërsa rreth qafës kishte një spango. Familjarë dhe miq hedhin dyshime të forta se i vogli është vetëvarur, teksa po provonte të realizonte një sfidë të ashtuquajturën “Blackout” në rrjetin social Tik Tok.

Shumica e sfidave në platformën më të njohur online Tik Tok janë argëtuese, por trendi “Blackout” ka rezultuar shumë herë fatal, duke shndërruar lojën e adoleshentëve në botë në një tragjedi.

Çfarë është sfida e “Black Out”?

Loja kërkon që pjesëmarrësi të shtrëngoj rreth qafës një litar derisa të humb ndjenjat dhe të zgjohet disa çaste më vonë. Por në një pjesë të mirë të rasteve, personat që e provojnë nuk zgjohen më kurrë....i ngjashëm mendohet të jetë edhe rasti 13-vjecarit shqiptar të cilin prindërit e gjetën pa shenja jete në dhomën e tij të vetëvarur.

  • Një vajzë vetëm 10 vjeç humbi jetën në Itali, në përpjekje për të realizuar sfidën “Bllackout”

Një vajzë e vogël në Palermo u gjend e vdekur, pasi kishte pësuar arrest kardiak, teksa po bënte sfidën “Blackout”

“Jam i tronditur, mendoj që i gjithë qyteti është, për këtë tragjedi që ndodhi sot..një fëmijë vetëm 10 vjeç humbi jetën nga një sfidë në rrjetet sociale” tha në një deklaratë kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando .

Sipas ekspertëve trendi mund të shkaktojë humbje të ndjenjave, dëmtime në trurit dhe konvulsione edhe kur nuk është vdekjeprurës.

“Në atë moment truri ka mungesë oksigjeni, një gjendje e ngjashme me atë kur dikush mbytet, ose ka një arrest kardiak. “. tha Dr Nick Flynn për “Irish Examiner” për sfida si kjo.

"Nëse keni pak oksigjen në tru për më shumë se tre minuta, mund të dëmtoni trurin dhe nëse keni oksigjen të ulët në tru për më shumë se pesë minuta, mund të rezultojë në vdekje.", shtoi ai.

  • Një djalë 12-vjeçar në Aurora, Colo, pas një “lufte” prej 19 ditësh në spital me vdekjen, humbi betejën për shkak të sfidën “Blackout”

Më 22 mars, 12-vjeçari Joshua Haileyesus u gjet "pa frymë" në dyshemenë e banjës nga vëllai i tij binjak pasi mori pjesë në sfidën e Blackout, të cilën ai e zbuloi në TikTok . Pasi u shtrua në spital në intubim për 19 ditë, ai humbi jetën.

"Dua që të tjerët të shohin atë që po kaloj, të mësojnë për fëmijët e tyre.", ka thënë babai i djalit të vogël, i tronditur.

Si i është përgjigjur TikTok Sfidës së Blackout?

"Ne nuk lejojmë përmbajtje që inkurajon apo promovon trendë të rrezikshme të cilat mund të sjellin fatalitete të tilla. Ekipet tona punojnë vazhdimisht për identifikimin dhe zhdukjen e trendeve të tilla nga Tik Tok.”, kanë thënë ata.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?