FIFA ka nisur një hetim disiplinor për futbollistët kosovarë që luajnë në përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas ankesës së serbëve se festimet e tyre në golat e shënuar ishin me përmbajtje politike.
Por çfarë provokimi ishte ky? Përse i provokon simboli i nje shpendi keta njerez? Asgjë, asnjë shenjë nacionalizimi nuk ka, asnjë lloj provokimi politik nuk kishte.
Provokimi i vetem është në kokën e sëmurë, historikisht, të politikës serbe, e cila nuk qëndron dot as jashtë gardhit të fushës së futbollit, por kërkon të viktimizohet edhe në sport. Serbët, populli që i kanë shkaktuar kaq shumë tragjedi e vuajtje fqinjëve të tyre, sa nuk ka histori ti lajë, preferojnë të viktimizohen per cdo gje, të quhen të provokuar, të quhen të urryer, të përjashtuar, të përçmuar e nëpërkëmbur. Sepse kështu justifikojnë të gjitha të zezat që kanë bërë e po bëjnë në dëm të të tjerëve. Kështu përpiqen të justifikojnë edhe një ndeshje futbolli të humbur.
Hahaha titulli i shkrimit fantastik. Dhe teksti mire, ngelen duke u qurravitur serbet per cdo gje.
Përgjigju