Foto ilustruese

Provokim apo gabim? Stadiumi në Serbi emërtohet me emrin e Skënderbeut në Google Maps! 'Lumë' reagimesh në rrjete sociale

25 Dhjetor 2020, 15:05| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 15:09

  • Share

Emërtimi i një stadiumi atletik në Serbi në Google Maps ka sjellë një lumë reagimesh nga qytetarët serb në rrjete sociale.

Kjo për shkak se emri i stadiumit atletik në zonën e Kraljevës mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në fakt emri i saktë i stadiumit është "Djuradj Kastriot Skenderbeg Stadium" por është shkruar në gjuhën shqipe, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Media serbe “Blic” ka publikuar edhe disa nga komentet e bëra nga serbët në rrjetet sociale, duke treguar edhe si është përjetuar ndryshimi i emrit të stadiumit.

“Pavarësisht nëse ka qenë një sulm nga piratë interneti apo provokim, kushdo që e bëri tregoi një injorancë të madhe”, shkruan një prej serbëve. Një tjetër aludon kështu: Ata kanë marrë urdhër nga Thaçi”.

Nuk mungon revolta për aplikacionin: “Reagoni ndaj Google vëllezër”.  “Skënderbeu është një serb i racës së pastër”, është një tjetër koment, ndërkohë që nuk ndalen me kaq: “Hakerat shqiptarë janë të palodhur, ndërsa ne jemi dembelë”.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ismail Gashi-Sllovia: 26/12/2020 10:19

    Natyrshem, nese eshte emeruar nga respekti per nje personalitete monumental historike ne Evrope, eshte krejtsisht me vend e me rend.Por, nuk besoj qe kush nga serbet aktual, mund te jete afer me realitetetit e arsyes se natyrshmerise normale.Kjo, prap eshte edhe nje "tentim" qe Gjergj Kastriotin ta "kthejne" ne serbe,apo ta stervjedhin edhe njehere e pale ku po del!!

    Përgjigju
  • Laka: 25/12/2020 21:55

    Serbia e serbët e kam për nder të madh, mezi presin,ata do t'a vlerësonin e donin Të Madhin Iskander ma shumë se Arnautët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?