SERBI- Edhe pse pas arrestimit të tij në Kosovë për terrorizëm që vijoi me 20 ditë barrikada dhe tensione në veri të Kosovës, Vuçiç mesa duket ka nisur të provokojë sërish. Ditën e sotme ai ka dekoruar ish policin Dejan Pantiç me medalje të artë për guxim, i akuzuar për terrorizëm në Kosovë.
Pantiçi me shumë ish-zyrtarë tjerë të komunitetit serb në Kosovë kishin dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në fillim të muajit nëntor.
Aktualisht, ai është në arrest shtëpie për akuzat e terrorizmit në Kosovë. Në vend të tij, çmimin e pranoi i biri i Dejanit, Predragu.
“Ky çmim nga shteti, nga presidenti, është një nder i madh edhe për babain, edhe për ne si familje.” – u shpreh Predrag Pantiq, përcjell Kosovo-Online.
Ai më pas vazhdoi duke akuzuar shtetin e Kosovës që nuk i kishte lejuar ta vizitonin gjatë kohës sa ai ishte në paraburgim.
Kujtojmë se gjatë kohës kur në veri të Kosovës ishin barrikadat, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, njoftoi heqjen e barrikadave. Kjo gjë erdhi pas zbutjes së masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak për ish policin serb Dejan Pantic, i cili dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Nuk ka ndonje skuader pestrimi te krimineleve te luftes serb Ku jane trimat e VV le te marrin hakun vete ndaj ketyre krimineleve
PërgjigjuPyrtne Edvin shkjaun shqipfolës se çfar mendimi ka , sepse ështé duke negociuar në emër të kosovës prapa shpine ky tradhtar i pështirë
Përgjigju