Kronikë

Ndjekje si në filma! Policia u vihet pas 2 të kërkuarve për ngjarjen te Astiri! Përplasin 3 makina e ia mbathin! Joni Sadikaj ende në kërkim

3 Korrik, 10:48| Përditesimi: 3 Korrik, 15:23

  • Share

Policia e Tiranës i kishte shpallur në kërkim prej janarit të këtij viti. Por, miqtë Skerdi Sina dhe Joni Sadikaj, 29 dhe 26 vjeç duket të kenë lëvizur pa u trembur nëpër kryeqytet.

Të mërkurën e 2 korrikut, prej 6 muajsh në arrati, u pikasën në një kontroll rutinë të forcave Shqiponja, pranë shkollës “Petro Nini”. Efektivët I bënë shenjë ndalimi automjetit luksoz Audi Q8, pa ditur se brenda ndodheshin të dyshuar në kërkim policor.

Joni Sadikaj në timon, shtoi shpejtësinë. Policia iu vu nga pas makinës, e cila duke shtuar edhe më shumë kilometrazhin, përplasi gjatë rrugës 2 automjete, derisa u ndal pranë selisë së Partisë së Lirisë, ku goditi një mjet të parkuar.

Të zënë ngushtë, të dy braktisën makinën dhe ia nisën vrapit. Këmbët lanë në mes të rrugës arratinë e Skerdi Sinës – i cili siç shihet në këto pamje të kamerave të sigurisë – pas një ndjekje nga policia nëpër rrugica – hynë në një biznes me lojëra brenda një pallati. Aty policia e gjen dhe e arreston. Me vete i gjeti një krehër arme tip Glock me fishekë.

Në makinë, dyshja në kërkim dyshohet të kenë pasur edhe një armë pistoletë, të cilën gjatë vrapimit dyshohet se e ka hedhur Skerdi Sina, por që u gjet më pas nga policia.

Në makinën "Audi Q8", që braktisën pas aksidenteve u gjet një sasi e vogël kanabisi dhe disa celularë, që do të ekzaminohen.

Gjatë arratisë Skerdi Sina mendohet të ketë lëvizur me identitet të rremë. Në një leje drejtimi të falsifikuar, ishte foto e tij, por me të dhëna të tjera identifikuese, me emrin Almo Aliaj.

Joni Sadikaj nuk u kap dhe është shpallur në kërkim.

Të dy miqtë ishin në kërkim pasi kyçën në një apartament te Astiti, një vajzë 21-vjeçare pasi kishin pirë lëndë narkotike dhe alkool, 9 janarin e këtij viti. Ngjarja u doli jashtë kontrollit kur e reja njoftoi policinë pasi u zgjua e trembur kur pa 2 armë zjarri në tavolinë, dhe u shpëtua nga forcat RENEA që hynë nga ballkoni.

Skerdi Sina rezulton të jetë dënuar edhe me 4 muaj burg, për plagosje të rëndë, vendimin e gjykatës policia e ekzekutoi pasi e arrestoi këtë të mërkurë.

Të dy, mësohet se janë të afërm të Aleksandër Sadikajt  i vrarë në autostradën Tiranë-Elbasan në  qershor të 2022-shit nga shpërthimi i tritolit të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.

Ora 12:42
Tiranë/ Ndjekje si nëpër filma, publikohen pamjet nga arrestimi i 29-vjeçarit! Ekzekutohet vendimi i Gjykatës (VIDEO)

 

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 29-vjeçarit, Skerdi Sina, i cili u kap ditën e djeshme pas një ndjekje si nëpër filma.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Një ditë më parë në zonën e “Vasil Shantos”, rreth orës 16:30, Forcat “Shqiponja” i kërkuan ndalimin një automjeti tip “Audi Q8”, pasi kishin dyshime se personat në të ishin të armatosur.

Drejtuesi nuk iu bind urdhrit, u largua me shpejtësi dhe përplasi tre automjete. Më pas, ai dhe pasagjeri braktisën makinën në rrugën “Moskat” ku dhe hodhën një armë zjarri në rrugë.

"Në vijim të informacion të dhënë pasditen e djeshme, mbi vënien në pranga të shtetasit S. S., informojmë se në vijim të veprimeve, për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda:

-ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme;

-ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më tej, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me rastin e djeshëm, u gjet në automjetin e sekuestruar, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa", informoi sot policia.

Ora 11:02
FOTO/ Ja kush është Skerdi Sina, i gjendet patentë false me emrin Almo Aliaj! Hodhi pistoletën ‘Glock”, iu gjetën kanabis dhe celularë, do ekzaminohen

 1751533766_skerdisina.jpeg

Skerdi Sina

Sipas burimeve policore, mësohet se Skerdi Sinës, përveç një krehër arme tip Glock, me fishekë, iu gjet edhe një patentë me foton e tij, por me identitet dhe të dhëna të rreme. Kjo leje drejtimi, sipas burimeve, ishte me identitetin Almo Aliaj dhe dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në momentin që është larguar në këmbë me vrap, hodhi armën, që u gjet më pas nga policia. Ndërsa nga kontrolli kur dy të rinjtë braktisën makinën "Audi Q8", u gjet një sasi e vogël kanabisi dhe disa celularë, që do të ekzaminohen.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 03/07/2025 14:15

    Sadikaj u vra por parate e krimit te tij gjenerojne serish krim. Perse SPAK dhe GJKKO nuk konfiskon pronat e krimit te A. Sadikaj? Pergjimet e Sky ecc ne greqi e vertetuan qe ishte killer dhe trafikant. Konfiskojini cdo qindarke dhe keta filizat e rinj do thahen ende pa ju dal sythat. Ndryshe keta krimba do shkaktojne deme te pariparueshme ne jete njerezore dhe pasuri, edhe perse jane kandidate per ta takuar shume shpejt kushon e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?