Foto ilustruese

Prrenjas/ Fshehu qindra litra naftë kontrabandë në banesë, arrestohet në flagrancë 49 vjeçari

26 Shtator, 09:40| Përditesimi: 26 Shtator, 09:42

  • Share

PRRENJAS - Një 49 vjeçar është arrestuar në Prrenjas pasi kishte fshehur në banesën e tij qindra litra naftër, e dyshuar e kontrabanduar. G.L., u arrestua për veprat penale ”Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë".

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqes së tyre, kanë goditur 1 rast të kontrabandës së mallrave.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur qindra litra naftë e dyshuar e kontrabanduar.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fadili: 26/09/2024 10:06

    Ne litar qenin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?