Prrenjas/ U përplas me makinë nga shoferi i dehur, 24-vjeçarja ndërron jetë pas 5 ditësh në koma! Arrestohet shoferi

13 Prill, 17:30| Përditesimi: 13 Prill, 19:34

  • Share

ELBASAN – Ka ndërruar jetë 24 vjeçarja,e cila më 8 prill të këtij viti, u përplas nga një makinë nën drejtimin e një shoferi që sipas policisë rezultoi i dehur, në aksin Prrenjas- Qafë Thanë.

E reja u përplas së bashku me 3 persona të tjerë,të cilët po qëndronin në këmbë para një servisi dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej.

Report Tv mëson se e reja ndërroi jetë pas 5 ditësh në koma.

Blutë njoftojnë se Jetmir Daci, shoferi i cili humbi kontrollin e makinës dhe përplasi 4 persona, duke shkaktuar së fundmi dhe vdekjen e 24-vjeçares, është arrestuar ditën e sotme.

Përmes një komunikate zyrtare blutë njoftojnë se 44-vjeçari nga Dibra akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor "Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor",-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ATSH: 14/04/2024 07:58

    Trafiku si ne Kabul . Kafsheri. Vetem zoti i mbron njerzit . Turp per qeveritaret 10 vjet ne pushtet e nuk jane te zote as te disiplinojne trafikun e jo me te bejne shtet . Ku e kane shtetin qe premtuan ? Deshtak e te pa afte qe nuk meritoni asgje . Ngushellime familjes , e tmershme !

    Përgjigju
  • Iris: 14/04/2024 03:20

    Dhe jo vetem qe nuk u arrestua ate dite,por dhe tani qe e arrestuan,akuza eshte absolutisht qesharake dhe jo e plote:/Shkelje e rregullave te qerkullimit rrugor/! Nje akuze e tille eshte per ata qe bejne shkelje,por nuk shkaktojne aksident.Akuza e sakte per kete duhet te ishte:1-Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor.2-Ngarje makine nen influence.3-Plagosje me dashje si pasoje e aksidentit per tre personat e plagosur.4-Vrasje me dashje si pasoje e aksidentit per vajzen qe humbi jeten.E theksova /me dashje/sepse ka ngare makinen nen influence edhe pse e dinte qe nuk duhej dhe shkaktoi aksidentin.Po kush t'i beje keto akuza?Te vdekurit?! Dhe pastaj ankohen njerezit pse shkelesit e kriminelet ja hedhin paq e lirohen menjehere! Si te mos lirohen kur akuza eshte vetem /Shkelje rregullash qarkullimi/!!

    Përgjigju
  • zeni: 13/04/2024 20:55

    Deri sa shoferi ishte i dehur perse nuk u arestua ne vend por u prit deri sa vdiq e aksidentuara.

    Përgjigju
    • Landi: 14/04/2024 07:19

      Pune Taulant Balla!!

    • Lala: 13/04/2024 23:17

      Se Mund te dilte me lek e ta mbyllte me zarf normalisht.pun shqiptareve mo

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?