Prrenjas/ Megaoperacioni ‘Tempulli’, arrestohet 62-vjeçari, shiste doza kanabisi në qytet

26 Nëntor 2023, 09:11| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 09:26

  • Share

Prrenjas - Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Prrenjasit, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjet lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, të cilat ishin gati për shitje. 

62-vjeçari i identifikuar me inicialet M.K., dyshohet se pasi ndante sasinë e kanabisit në doza, më pas i shiste në lagje të ndryshme në Prrenjas.  

“Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.     

 Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza”- njofton policia.

Ndër të tjera, blutë bëjën me dije se pas kontrolleve në banesën e 62-vjeçarit, ka sekuestruar lëndën narkotike kanabis, një shumë parash e dyshuar që është përfituar nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë.

Arrestimi i 62-vjeçarit u bë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?