Prrenjas/ 'Të jetosh si në mesjetë'! Familja Çeliku mes skamjes dhe varfërisë: S'kemi asnjë mundësi mbijetese

9 Tetor 2019, 21:31| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 21:35

  • Share

PRRENJAS -Për nënë e bir, Genci dhe Florida nga fshati Berzeshetë në Njësinë administrative Qukës të Prrenjasit çdo ditë është një luftë për mbijetesë. E vetmja e ardhur për ta është kempi të cilin e përfiton Genci i cili është me aftësi ndryshe. Ndërsa Florida pavarësisht se ka mbushur moshën nuk përfiton pension. 

Ditët e ftohta po afrojnë e situata e tyre sa vjen e rëndohet pasi në këtë zonë dimri është mjaft i ashpër.

"Nuk kam vend tjetër për të qëndruar. Për një periudhë kohe kam qëndruar në Korçë në një shtëpi që e kisha në ruajtje. Por kriza ekonomike e solli atë familje në Korçë. Dhe u detyrova të kthehem. Prej 20 vitesh jam invalid . Marr vetëm 10 mijë lekë të reja në muaj. Mamaja nuk merr pension edhe pse e ka mbushur moshën e pensionit. Dashje pa dashje me situatën që jam marr edhe ilaçet që më duhen. Nuk po rendim pas ushqimit se si i thonë edhe një herë në ditë të hash bukë i bukë ja bën, por problem është tek kushtet e vështira. Kam stres të madh edhe kur dal", tha Genci.

Me shpresën se thirrja e tyre nuk do të bjere në vesh të shurdhët Genci dhe Florida bëjnë apel për ti ndihmuar pasi për ta është e pamundur që t’i bëjnë ballë varfërisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?