Përrenjas/ Trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, i fshihte në thasë! Arrestohet 33-vjeçari (EMRI + VIDEO)

4 Prill, 09:11| Përditesimi: 4 Prill, 10:04

  • Share

Një rast i trafikimit të armëve nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë është goditur nga policia e Elbasanit. 33-vjeçari Shaqir Çela u arrestua pasi dyshohet se se ai i kishte futur në territorin tonë nga Maqedonia e Veriut, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Policia publikoi videon e momentit të arrestimit në flagrancë të 33-vjeçarit nga Prrenjasi, teksa kishte me vete një armë gjahu dhe një armë zjarri kallashnikov, të fshehura në thasë. 

Çela u lokalizua nga specialistët për hetimin e trafiqeve në DVP Elbasan.

'Gjatë operacionit, në fshatin Skroskë, u lokalizua shtetasi Shaqir Çela, i cili kishte me vete, 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.', thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së Elbasanit. 

Ndaj  Shaqir Çelës u ngrit akuza "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe dosja i kaloi prokurorisë së Elbasanit. 

Operacioni u kodua ‘Border Crossing’.

Sakaq, po vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun e armëve.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?