Enkelejd Alibeaj, pas mbylljes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, tha se PS e ka braktisur këtë komision 3 herë me qellin e vetëm për të penguar veprimtarinë e saj. Ai tha se dhe administrata e Kuvendit u sol si kamikaz duke i ndërpre punë dhe fikur sinjalin televiziv.
“Për të penguar punët e komisionit dhe veprimtarinë e saj për të hetuar iku për herë të tretë. Administrata e Kuvendit u fut në mënyrë kamikazë për të ndërprerë punën e komisionit. Duan të minojmë procesin e hetimit, por nuk kanë për t’ia dalin, dëshmitarët dhe provat do të merren dhe do të thirren në bazë të ligjit. E drejta e çdo deputeti për te kërkuar prova dhe dëshmitarë miratohet pa votim, PS kërkon që këtë të bej më votim me shumicën e socialistëve”, tha Alibeaj.
Lajmi kryesor: