Mazhoranca nuk humbet kohë duke depozituar në Kuvend draftin për lista e hapura që do të reflektojë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që draftet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore të shqyrtohen nga Komisioni i ligjeve dhe në seancën e datës 1 tetor në parlament të futen në rend dite dhe të diskutohet në parlament.
Aktualisht drafti është çuar edhe në Këshillin politik për t'u diskutuar me palëve politike dhe të bëhen ndryshimet dhe propozimet konkrete për të arritur në një konsensus mes palëve, por duket se kjo është ende larg, pasi opozita jashtëparlamentare nuk ka çuar ende asnjë propozim.
Mazhoranca i ka dhënë aftin e fundit opozitës jashtëparlamentare deri më 30 shtator që të arrihet në konsensus për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral, por edhe ka paralajmëruar se nuk do të pres pafund PD-në dhe se procesi nuk do të mbetet peng në një kohë kur vendi është vetëm pak muaj larg mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare 2021, të cilat janë vendosur nga presidenti Meta të zhvillohen më 25 prill.
Gjatë mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve u miratua kalendarin 3-javor të punimeve për periudhën 28 shtator-16 tetor. Seancat parlamentare u vendosën të mbahen në datat 1 tetor, 8 tetor dhe 15 tetor.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, ndërsa mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.