PS dhe PD bashkojnë votat në Shkodër, nuk rritet çmimi i ujit! Propozimi i Ujësjellësit rrëzohet në këshillin bashkiak

29 Qershor, 10:29| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:21

  • Share

Shkoder- Pas rreth 3 orëve e gjysmë mbledhje, Këshilli Bashkiak ka rrëzuar propozimin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm për konsumatorët si dhe për tarifat për largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura.

Ka qenë një vendim në unison i të gjithë këshilltarëve të PS- së, PD- së, BF- së dhe PSD- së. Këshilltarët kanë rënditur arsyet si parësore mangësitë në cilësinë e ofrimit të sherbimeve nga kjo ndërmarrje rajonale si dhe nivelin e lartë të humbjeve administrative, që sipas saj nuk justifikojnë kërkesën për rritje të tarifave.

Kjo shoqëri është tashmë Shoqëri Aksionare me pjesëmarrjen e Ministrisë së Infrastrulturës në masën 51% dhe të 5 bashkive të qarkut të Shkodrës, të gjitha bashkë me 49% të aksioneve.

Në relacionin e depozituar pranë Këshillit Bashkiak nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, është kërkuar rritja e ujit për abonentet familjarë nga 40 në 70 lek në m3 për ujë. Kjo çeshtje ngjalli mjaft sensibilitet tek qytetarët, i shprehur edhe nga dëgjesat publike të organizuara në të 5 bashkitë e qarkut Shkodër, që u përkthye me mosmiratimin e e propozimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zurdull Kasap Re hep Bule Leka [ kepi ]: 01/07/2024 14:07

    Bravo Shkodra tregon Kulturen dhe dinjitetin nē radh tē par pēr pensjonistēt e mbaruar. Respekt Shkodra loses.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?