Demokratët u rikthyen në kuvend 2 javë më parë me synime të qarta, e po aq të qartë edhe me qëndrimin që do mbajnë lidhur me konsensusin parlamentar. Ata kanë deklaruar se do të propozojnë një sërë ndryshimesh ligjore, por cilat do jenë ato?
Dy prej reformave të përmendura shpesh nga demokratët , ajo zgjedhore dhe territoriale do të jenë pikat kryesore për të cilat opozita do të luftojë me propozime.
Pas marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor të 2020, PD kërkon të tjera ndryshime në kodin zgjedhor pasi sipas ndryshimet kushtetuese të korrikut të të njëjtit vit zhbënë 12 pikat firmosura në marrëveshje.
Për reformën territoriale Lulzim Basha ka angazhuar edhe drejtuesit lokalë të përccjellin propozime, duke e parë këtë reformë si kyce për të fituar zgjedhjet lokale. Ndërkohë në selinë blu, prej dy ditësh anëtarët e PD në komisione po punojnë intensivisht.
Statusi i minatorit pritet të jetë ndër propozimet e para të tyre në mbledhjet e komisioneve, sikurse është edhe miratimi i një ligji special për PPP dhe anulimin e tyre, për të mbajtur nën kujdes koncesionet korruptive.
Për socialistët ndryshimet e para që duhet të ndodhin, janë ata kushtetuese për të zgjatur afatin e vettingut, por për ta nuk ka asnje vijë të kuqe për propozimet që demokratët do të shtrojnë në parlament.
Kjo do të jetë sfida e parë e maxhorancës për të kuptuar sesa do të ketë mbështetjen e opozitës në parlament për ligje të rëndësishme. Por gjatë mandatit të tretë, PS do të shtrijë dorën e bashkëpunimit edhe për hartimin e kodit të ri penal për goditjen e kriminalitetit dhe pandëshkueshmërisë dhe fuqizimi i rrjetit të koordinatorëve kundër korrupsionit, objektiva këto të renditura në programin qeverisës Rama 3.