Politikë

‘PS do të marrë shumicën në zgjedhje’, Rama: Shqiptarët janë të mençur, për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni

8 Prill, 08:42| Përditesimi: 8 Prill, 09:55

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur për fitoren më 11 Maj, teksa tha se PS do të rimarrë shumicën. Në komunikimin live me ndjekësit, kreu i qeverisë deklaroi se ajo që është e rëndësishme më 11 Maj, është "mobilizimi" i të gjithë shqiptarëve për të dhënë mesazh BE-së se duam integrimin. 

“Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë nuk parashoh ndryshim të maxhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. 

Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet. Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ironizoi Lapajn e Berishën/ Rama: Organizuan sulm me komente ndaj meje! Debat publik? Me cilën opozitë? (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?