Foto ilustruese

Politikë
Top 24

PS dorëzon në Kolegj 4 bashkitë e para për certifikimin e këshillave

12 Korrik 2019, 16:09| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 16:10

  • Share

TIRANE-Partia Socialiste ka depozituar 4 padi në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit për këshillat bashkiakë. Socialistët kërkojnë nga Kolegji shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë. Padia e PS-së është dorëzuar për bashkië e Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës, raporton gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri. PS i kërkon Kolegjit të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet.

Por pse nuk mund të vendosë KQZ-ja? PS i është drejtuar Kolegjit për certifikim rezultati në mungesë të shumicës absolute prej 5 votave, pasi kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar në cdo rast kundër, pasi nuk e njeh procesin dhe respekton dekretin e Presidentit. 

Kjo do të thotë që do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve për këshilltarët bashkikë si në rastin e vitit 2011 në bashkinë e Tiranës. Kështu PS-ja do të dërgojë në Kolegj padi për të gjithë bashkitë për t'i certifikuar. Kujtojmë që kryetarët e rinj të bashkive nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?