Tre muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD dhe PS e nisin sesionin e ri parlamentar me një dakortësi të re, për ti dhënë me shumë fuqi kontrolluese komisioneve parlamentare në zbatimin e ligjeve që lidhen me anti-korrupsionin. Kjo dakortësi u shpalos në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores.
“Metodologjia për vlerësimin parandalues të korrupsionit pritet të miratohet në konferencën e ardhshme të kryetarëve dhe përsëri ndryshimet e propozuara kanë synim që në procesin legjislativ të bëhet dhe vlerësimi parandalues për korrupsionin gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve nga kuvendi” tha Blerina Gjylameti
Ne biem dakord me cdo ndryshim jo thjesht në rregulloren e kuvendit por në cdo ligj nëse synohet të forcohen mekanizmat për parandalimin e korrupsionit. Do të votojmë pro dhe për faktin që është bashkëpropozim me zv/kryetaren e komisionit të ekonimisë Sorina Koti” tha Gazment Bardhi
Projektvendimi i miratuar është Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, i paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti.
Lajmi kryesor:
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
S.G/ReportTv.al