Endri Fuga

PS fillon përgatitjet për ’14 majin’, Endri Fuga dorëhiqet si drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim të Qeverisë: Do merrem me fushatën

3 Mars 2023, 11:18| Përditesimi: 3 Mars 2023, 12:15

  • Share

Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim të Qeverisë, Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë pasi do të fokusohet në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi duke thënë se postin ia ka deleguar Manjola Hasës ndërsa vetë Fuga do të ketë në fokus fushatën për zgjedhjet vendore.

“Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushaten zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa. Ju falenderoj për bashkëpunimin”, njofton Fuga.

Më 18 shtator 2021, Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u njoftua vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roi: 03/03/2023 12:16

    Eminenca gri… hija pas Rames…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?