Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Edi Rama shkon në selinë e PS, nesër kryeministri pritet të mbajë fjalimin e fitores

13 Maj, 12:24| Përditesimi: 13 Maj, 12:36

  • Share

Teksa procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parlamentare të 11 majit është drejt përfundimit, PS është në epërsi ndaj partive të tjera pasi ka marr deri më tani 82 mandate duke u ndjekur nga PD me 52 mandate. 

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në selinë e PS, ndërsa ditën e nesërme pritet që ai të mbajë fjalimin e fitores. 

Nga ana tjetër, edhe kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në selinë blu, ku në këto zgjedhje fundosi përfundimisht opozitën.

Deri më tani janë numëruar 95% e qendrave të votimit për votën brenda territorit shqiptar, ndërkohë që vota e diasporës po numërohet paralelisht dhe pritet të jetë përcaktuese në numrin e mandateve edhe në disa qarqe.

PS ka marrë deri më tani 686 469 vota në rang kombëtar, ndërkohë që Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë në rënie drastike në të gjithë vendin.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: